Kosova dhe Zvicra merren vesh për sigurimet sociale

Kosova dhe Zvicra merren vesh për sigurimet sociale

MI: Lehtësohet qarkullimi nëpër rrugët e vendit
Ja si e refuzon Sejdiu ftesën e Xharrës!

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar Nisma për lidhjen e marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet konfederatës së Zvicrës dhe Qeverisë së Kosovës, njofton kumtesa qeveritare.

Me këtë rast, ministri Arban Abrashi tha se pala zvicerane ka shprehur interesimin për arritjen e marrëveshjes për sigurime sociale. Me këtë marrëveshje qytetarëve të Kosovës që kane punuar në Zvicër u mundësohet që të mund ta marrin pensionin e Zvicrës në Kosovë. Negociatat me Zvicrën do të fillojnë javën e ardhshme.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se ky është një hap i rëndësishëm për të dy vendet, sepse ka pasur shumë probleme sa i përket sigurimeve sociale me Zvicrën dhe është sukses i Qeverisë që po e përmbyll këtë proces kaq të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës që kanë punuar në Zvicër

Sot Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe projekt udhëzimin administrativ për mënyrën e kompensimit, përfshirë dhe llogaritjen e kompensimit për dëmtimet e shumëfishta, projekt udhëzimin administrativ për regjistrat për parashtruesit e kërkesës dhe për vendimet e lëshuara rreth kompensimeve.

Po ashtu u miratua propozim vendimi preliminar për shpronësim për interes publik të pronave shoqërore të KBI ‘Progres’, në Prizren, të cilat preken nga realizimi i Projektit për ndërtimin e Impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, zona kadastrale Vllashnje, komuna e Prizrenit.

COMMENTS