‘Kosova dhe Shqipëria të angazhohen në zbardhjen e ngjarjes së Kumanovës’

‘Kosova dhe Shqipëria të angazhohen në zbardhjen e ngjarjes së Kumanovës’

Osmani: Thaçi po e degradon institucionin e presidentit
Në Qeveri po prezantohet raporti për Demarkacionin

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarët e të vrarëve dhe të dënuarve në rastin ‘Kumanova’, protestuan sot kundër dënimit të Grupit të Kumanovës, duke kërkuar lirimin e tyre të pakusht.

Drejtësi për të vëllanë kërkoi edhe Xhevahire Rrustemaj, motra e Lendrit Rrustemajt, i dënuar me 20 vjet burg.

‘Vëllanë tim 27 vjeç tash, atëherë kur ka shkuar ka qenë 24, pra qe tri vjet janë duke u bërë dhe shteti jonë kërkah hiç. Tash Ramushi ja nisi me na përkrah, unë dua drejtësi për vëllanë tim, ai është shumë i ri, nuk e ka merituar me u dënua me 20 vjet burg. Kjo nuk pranohet prej kurrkujt, kërkojmë drejtësi’, tha ajo.

Familjarë të shumtë që kishin dal të protestonin për të dënuarit e grupit në rastin ‘Kumanova’ kërkonin edhe përmes parullave si ‘Rigjykim për drejtësi’, ‘Le të zbardhet e vërteta’ dhe ‘Hetim ndërkombëtar’.

E në emër të shoqatave të luftës, Muhamet Bilalli, tha se ‘Grupi Kumanova’ janë luftëtarë të lirisë pa marrë parasysh se si i quan politika e ditës.

Ndërsa, tha se dy Qeveritë shqiptare nuk janë angazhuar sa duhet për ndriçimin e skenave se çka ka ndodhur në Kumanovë.

‘Të dy qeveritë shqiptare, ajo e Republikës së Shqipërisë dhe kjo në Republikën e Kosovës nuk e panë të udhës të angazhohen mirëfilltë në mënyrë që të ndriçojnë të gjitha skenat dhe prapaskenat e ngjarjeve që kanë ndodhur në Kumanovë. Ndoshta kjo nuk është me rëndësi, sepse ata djem, ata bashkëluftëtarë tanë një pjesë janë vrarë, kurse të tjerët janë dënuar me burg të përjetshëm, e një pjesë e tyre me afro 700 vjet burg. Nuk e di a ka dëgjuar kush ndonjëherë kudo në botë për dënime të këtilla, nuk e di cili pushtet i cilit vend në botë në kohë paqeje, pra kur nuk bëhet luftë ka dhënë dënime të tilla’, tha ai.

Ai tha se kanë dalë në këtë protestë për të dëshmuar që rruga e madhe historike e bashkimit kombëtar është e hapur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me luftën e UÇPMB-së si dhe me luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, transmeton kp.

Bilalli tha se këta luftëtarë e këtyre tri luftërave janë vrarë në Kumanovë pa asnjë fakt të qëndrueshëm, pa asnjë dëshmi terroriste siç janë quajtur, janë dënuar me burg të përjetshëm dhe me 700 e më shumë vjet burg.

Ndërkaq, nga Lëvizja Shqipëria e Bashkuar, foli Frashër Rracaj, i cili tha se Prishtina në këtë ditë po e shpalos mesazhin e padrejtësisë shekullore dhe se kërkon që të kthehet në drejtësi shekullore për popullin shqiptar.

Ai tha se përpjekja e grupit të Kumanovës në mbrojtje të qenies kombëtare ka vlerën e lirisë e jo të krimit.

Maqedonia sipas Rracaj ka shkelur marrëveshjen e Ohrit, ku ai tha se nuk i ka realizuar të drejtat e popullit autokton shqiptar, e që për pasoj të mos realizimit të kësaj marrëveshje ai tha se shqiptarët pësojnë diskriminimin, jetojnë pa të drejta kombëtare, pa zhvillim ekonomik dhe pa barazi kushtetuese me popullin maqedonas.

‘Si pasoj e këtij diskriminimi ndodhën procese të montuara si Sokoti, Monstra, vrasjet e ushtarëve dhe komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe ndodhi Kumanova. Vëllezërit tanë u vranë, u torturuan dhe përjetuan dhunë të paparë dhe çnjerëzore të ndaluar me të gjitha konventat dhe ligjet e Bashkimit Evropian për të burgosur. Vëllezërit tanë u dënuan me dënime të rënda. Sot Prishtina është me ju vëllezër dhe jemi në mbrojtje të vlerave civilizuese të kombit tonë dhe të luftës së shenjtë për bashkim kombëtar., tha ai.

I bëri thirrje Qeverisë së Maqedonisë që të liroj sa më parë Grupin Kumanova, si dhe i bëri thirrje Qeverisë së Shqipërisë që të angazhohet për lirimin e grupit të Kumanovës.

Me 2 nëntor të këtij viti prokuroria në Maqedoni ka dhënë fjalën përfundimtare ndaj grupit të Kumanovës, për veprën terrorizëm dhe organizatë terroriste. Shtatë pjesëtarë të Grupit të Kumanovës janë dënuar me burg të përjetshëm, ndërsa të tjerët me 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre janë liruar nga aktakuza.

COMMENTS