Kosova dhe Shqipëria pësuan disfata

Kosova dhe Shqipëria pësuan disfata

Hamilton niset i pari në Austin, Vettel e ndjek
Fitore e ‘çmendur’ e Lyon ndaj Monaco

Në ndeshjen e xhiros së pestë të garave kualifikuese për Kapmionatin Botëror të Futbollit në vitin 2018, kombëtarja e Kosovës ka pësuar mbrëmë disfatë nga Islanda me rezultat 1:2.

Tash Kosova gjendet në pozitën e fundit të Grupit I me vetëm 1 pikë.

Në këtë grup kryeson Kroacia me 13 pikë, ndërsa e dyta është Islanda.

Në takimin kualifikues në kuadër të Grupit G, Italia në terrenin vendës në Palermo e mundi Shqipërinë me rezultat 2:0, ndërsa ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta për shkak se simpatizuesit shqiptarë kishin hedhur fishekzjarre në terren.

Në këtë grup, kryesojnë Spanja dhe Italia me nga 13 pikë, mdërsa kombëtarja e Shqipërisë është e katërta me 6 pikë prej 5 takimeve të zhvilluara.

COMMENTS