Kosova dhe Shqipëria kanë potencial për rritje ekonomike, thotë Beqaj

Kosova dhe Shqipëria kanë potencial për rritje ekonomike, thotë Beqaj

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Kosovë, Besim Beqaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në sektorin e TIK-ut ‘Albanian ICT Awards 2018’, që organizohet për të gjashtën herë me radhë.

Siç njofton kumtesa nga kjo ministri, Beqaj ka theksuar rëndësinë që ka inovacioni dhe teknologjia në zhvillimin ekomomik të një vendi. Ka folur edhe për rëndësinë e përmirësimit të proceseve të punës, lidhjen e shkencës me ekonominë, për rëndësinë e rritjes së konkurrencës, zhvillimin e ndërmarrësisë, si dhe për potencialin që kanë dy vendet, Kosova dhe Shqipëria për rritje ekonomike të bazuar në dije.

‘Qasja konvencionale ndaj zhvillimit ekonomik duhet të ndryshojë në drejtim të qasjes në ekonominë digjitale, e cila po ecën me hapa të shpejtë dhe ne si institucione duhet t’i mbështesim dhe përkrahim të rinjtë tanë që po ecin në këtë fushë shumë më shpejt se ne’, ka thënë ai.

Beqaj gjatë kësaj ceremonie ka bashkëbiseduar me ministren e Sipërmarrjes në Shqipëri, Sonila Qato në shërbim të bashkëpunimit ndërshtetëror.

Beqaj ka ndarë njërin nga çmimet kryesore të “Albanian ICT Awards 2018”, ndërsa organizatorët e kësaj ngjarje në fushën e teknologjisë i ka ftuar që edicionin e 7-të të kësaj ngjarje ta mbajnë në Kosovë me nikoqir Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

COMMENTS