Tifozët e Legia Varshavës kanë përkujtuar përvjetorin e Kryengritjes së Varshavës Gjatë ndeshjes kualifikuese për Ligën e Kampionëve, kundër Astana
Tifozët e Legia Varshavës kanë përkujtuar përvjetorin e Kryengritjes së Varshavës
Gjatë ndeshjes kualifikuese për Ligën e Kampionëve, kundër Astanas, tifozët polakë kanë hapur një banderolë për të përkujtuar të vrarët e Luftës së Dytë Botërore.
Banderola gjigante e hapur nga tifozët e Legias, ka hapur debat në tërë kontinentin e vjetër. ‘Gjatë Kryengritjes së Varshavës, gjermanët vranë 160 mijë persona. Mijëra prej tyre ishin fëmijë’, shkruhet në banderolë.
Edhe pamja e saj është e tmerrshme, një SS nazist që i drejton pistoletën në kokë një fëmije me kapele me flamur polak.
Kjo koreografi u realizua nga tifozët për të kujtuar përvjetorin e Kryengritjes së Varshavës, që nisi më 1 gusht 1944 dhe kulmoi me represionin e egër gjerman në 2 tetor të po atij viti. Hitleri urdhëroi më pas shkatërrimin e krejt qytetit.
COMMENTS