Kontrolli njëjavor nëpër shkolla, konfiskohet edhe heroinë

Kontrolli njëjavor nëpër shkolla, konfiskohet edhe heroinë

Në vazhdën e veprimeve aktive Policia e Kosovës ka realizuar aktivitetet e saja policore në fushën e parandalimit e po ashtu edhe në fushën operacionale në funksion të zbatimit të urdhrit operativ ‘Stop drogave në shkolla’ gjatë periudhës kohore nga 23.10.2017 deri 29.10.2017.

Sikurse edhe javët e kaluara, në fushën e parandalimit janë realizuar vizita dhe kontakte me personelin e shkollës, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, janë mbajtur ligjërata, janë shpërndarë fletushka dhe janë angazhuar zyrtarë policorë për patrullime rreth shkollave.

Në fushën operacionale janë kontrolluar persona të cilët kanë frekuentuar në zonën e sigurisë 300 m rreth shkollave, po ashtu janë kontrolluar vetura, lokale dhe vende tjera të dyshuara.

Sipas planit për realizimin e aktiviteteve janë angazhuar zyrtarë policorë nga drejtoritë rajonale të Policisë, stacionet policore, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

Për periudhën raportuese janë realizuar:

– 225 vizita dhe kontakte me personelin e shkollave,

– 437 patrullime rreth shkollave,

– 459 persona të kontrolluar,

– 194 vetura të kontrolluara,

– 18 lokale të kontrolluara,

– 06 ligjërata në shkolla,

– 460 pjesëmarrës, nxënës,

– 170 fletushka.

Si rezultat i angazhimit të shtuar janë:

– iniciuar 17 raste

– arrestuar 22 persona

Gjithsejtë janë konfiskuar:

– marihuanë 395.05 gramë (2.65 gramë marihuanë në shkolla, pjesa tjetër në perimetrin 300 m)

– heroinë 267,5 gramë

– euro 4005

– një (1) revole/54 fishekë

Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në terren vërehet se numri më i madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 m rreth shkollave, si në parqe, rrugë e hapësira të tjera.

Prej 17 rasteve:

– 1 raste brenda oborreve,

– 1 raste afër oborreve të shkollave,

– 15 raste në perimetrin prej 300m.

Prej numrit të përgjithshëm të të arrestuarve (22):

– 4 persona shpërndarës të drogës,

– 18 konsumues.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprave kriminale dhe në veçanti luftës ndaj trafikimit me narkotikë.

COMMENTS