Konsumoni panxhar për të përfituar të mirat shëndetësore

Konsumoni panxhar për të përfituar të mirat shëndetësore

Lajthia dhe vlerat e saj (Video)
Tetë orë apo më shumë në kompjuter, shkaktojnë ishiasin

Panxhari përmban shumë lëndë ushqyese, përfshirë hekurin, bakrin, magnezin, kaliumin dhe vitaminën B, dhe mund të gatuhet.
Redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Panxhari përmban acid folik që zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe parandalon dëmtimin arterial.

Po ashtu panxhari zvogëlon nivelin e homocisteinës në gjak, e cila rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskularë, duke dëmtuar veshjen e brendshme të arterieve.

Panxhari përmban acid nitrik që relakson dhe zgjeron enët e gjakut që ul presionin e gjakut. Presioni i lartë i gjakut mund të ulet edhe me ndihmën e lëngut të shtrydhur të panxharit.

Disa studime tregojnë se panxhari zvogëlon koagulimin e gjakut disa orë pas konsumimit.

Panxhari është i pasur me nitrate, dhe hulumtimet tregojnë se nitratet rrisin performancën atletike.

Hulumtimet kanë treguar se çiklistët, të cilët pinë lëng nga panxhari, ngasin 15% më shpejt se ata që nuk pinë lëng. Keni parasysh se duhet të përdorni 3 deri 5 pjesë të panxharit për të përmirësuar performancën tuaj.

Panxhari rrit përqendrimin dhe fokusin, ndërsa përmban betain, një përbërës që parandalon dhe redukton akumulimin e yndyrës në mëlçi.

Po ashtu përmban veti të forta antioksiduese dhe antiinflamatore, dhe mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të tilla si kanceri, obeziteti dhe sëmundjet e zemrës.

Përveç përfitimeve shëndetësore, panxhari stimulon tretjen, metabolizmin, krijon qeliza të reja në trup dhe parandalon dementinë.

COMMENTS