Konsumoni lakër jeshile, spinaq dhe brokol për të pasur zemër të shëndetshme

Konsumoni lakër jeshile, spinaq dhe brokol për të pasur zemër të shëndetshme

Vitamina K është kyçe për të pasur një zemër të shëndetshme, sepse e furnizon gjakun me oksigjen.

Ekspertët sugjerojnë që të konsumoni sa më shumë perime të gjelbra, të cilat edhe janë të pasura me këtë vitaminë.

Mund ta hasni në lakrën jeshile, spinaq dhe brokol.
Mungesa e kësaj vitamine shkakton rritjen e barkushes së majtë, prandaj zemra nuk pompon gjakun në mënyrë efikase, e kjo shkakton sulmin në zemër. Sa më shumë vitamina K të ketë në organizëm, gjasat janë më të vogla që barkushja të zgjerohet.

Edhe studimet paraprake kanë dëshmuar se vitamina K aktivizon proteinën që kujdeset për madhësinë e zemrës

COMMENTS