Konkursi i bukurisë me të mbijetuarat e Holokaustit

Konkursi i bukurisë me të mbijetuarat e Holokaustit

Finalizohet ‘Lejla’ e Elvana Gjatës, 2Po2 & Capital T (Video)
Ronaldo lyen thonjtë e gishtave të këmbëve (Foto)

14 gra të moshuara sfiluan në pasarelë si pjesë e një konkursi vjetor bukurie, në qytetin Haifa të Izraelit, që nderon të mbijetuarat e Holokaustit.

Të gjitha ato i kanë shpëtuar gjallë kampeve të përqëndrimit dhe marshimeve të vdekjes së Gjermanisë naziste. Të moshuarat u shfaqën me fustane elegante, bizhuteri rrëzëllitëse dhe me ‘make up’ të lehtë, por fokusi kryesor ishte t’u dhurohej pak hijeshi e vëmendje, grave që kanë përjetuar tmerrin në rininë e tyre, tani që janë në të 80-at apo 90-at e tyre.

‘Sonte po u rikthejmë të mbijetuarave të Holokaustit diçka që u është vjedhur kur ishin të reja. Ne duam t’i kënaqim ato’.

Dritat e forta e muzika e lartë nuk i stepën aspak pjesëmarrëset në garë, të cilat prisnin me padurim të pushtonin skenën me buzëqeshjet e tyre, në ndonjë rast të ndihmuara nga familjarë apo konkurrente të tjera.

Pjesëmarrësja më e re ishte 73 vjeçarja Malka Gorka, e lindur në Gjermani, e cila humbi të gjithë familjen gjatë Holokaustit, ndërsa më e moshuara, hungarezja 89 vjeçare Carmela Ben Yehuda, e cila mbërriti në Izrael pasi i mbijetoi kampit të vdekjes së Aushvicit.

Fituese u shpall 75 vjeçarja Anna Grinis, e lindur në Rusi. Ajo ishte vetëm 2 vjeç, kur nisi lufta dhe së bashku me nënën u shpëtoi nazistëve.

‘Nëna më ka treguar gjatë të gjithë jetës për atë periudhë kur u arratisëm nga Moska, e kur nuk kishim ç’të hanim. Mezi mbijetuam’.

Plotë 6 milionë hebrenj u vranë nga nazistët para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rreth 200 mijë të mbijetuar jetojnë tani në Izrael, shumica e të cilëve të përkrahur nga organizata.

COMMENTS