K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës në ZICO TV

Realizator/Regjisor Televiziv – 2 pozita

– Të kenë përgatitje të lartë shkollore dhe përvojë në realizimin e emisioneve televizive;
– Të njohin mirë xhirimin dhe aspekte regjisoriale të punës;
– Të kenë njohuri për teknologjinë e punës në televizion;
– E preferueshme njohja e gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar;

Drejtoreshë për Marrëdhënie me Publikun dhe Marketing – 1 pozitë

Diplomë universitare në marrëdhënie me publikun, Administratë biznesi, Marketing, komunikim ose fusha të ngjashme.

Detyrat:

– Siguron krijimin e përceptimit publik pozitiv për televizionin;
– Merret edhe me të gjitha çështjet e marketingut;
– Koordinon ngjarjet, ofron mbështetje dhe udhëton sipas nevojës, organizon ngjarjet e tjera;
– Mban marrëdhënie pozitive midis televizionit dhe bizneseve të tjera, punonjësve, investitorëve, ligjvënësve, klientëve, ose komuniteteve të tjera;
– Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë’

Kushtet:

– Duhet të ketë shkathtësi të mira në shkrim, mendim kritik, veprim të shpejtë dhe kreativ;
– Aftësi për të punuar në mënyrë efektive dhe bashkëpunuese me ekipin për avancimin e reputacionit të televizionit;
– Demonstron shkathtësi në menaxhim të projekteve dhe shkathtësi organizativ;
– Së paku 1 vit përvojë pune në fushën e marrëdhënieve me publikun.
– E preferueshme njohja e gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar;
– Punë në zyrë dhe në terren

Gazetarë/prezanutes – Lajme – 2 pozita
Gazetarë për terren – 2 pozita
Autorë dhe prezantues – Programi i Mëngjesit – 2 pozita
Autor dhe prezantues – Programi i Pasdites – 1 pozitë
Autore dhe prezantuese – Emision i Showbizzit – 1 pozitë
Gazetarë praktikantë – 6 pozita

Detyrat:
– Shkruan dhe përgatitë lajmet për transmetim;
– Prodhon kronika;
– Është përgjegjës për burimin e informacionit dhe zhvillimin e kronikës;
– Kontribuon në planifikimin dhe mbulimin e ngjarjeve;
– Përzgjedhë materiale relevante për transmetim;
– Rishkruan dhe korrigjon lajmet sipas kërkesës së eprorit;
– Zhvillon intervista në studio dhe në lokacione të tjera;
– Grumbullon njohuri të specializuara sipas nevojës.

Kushtet:
– Kualifikimi superior profesional;
– Së paku gjashtë muaj përvojë pune në punë të ngjashme;
– Kultivimi i një standardi të lartë të gjuhës amtare në të shkruar dhe në të folur;
– Njohuri e punës në kompjuter;
– E preferueshme njohja e gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar;
– Aftësi për të punuar me ndërrime dhe me orar të zgjatur;
– Aftësi për të punuar qetë nën presion dhe si pjesë e ekipit;
– Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetëiniciativë.

*Për gazetarët praktikantë:
– Kandidatët duhet të kenë njohuri në fushën e gazetarisë (Nuk është i domosdoshëm Fakulteti i Gazetarisë)
– Të kenë aftësi të mira komunikimi
– Të kenë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm

Kameraman – 4 pozita

Operon me kamera; Ka përgjegjësi për kualitetin e video dhe audio sinjalit të regjistruar;

– Në bashkëpunim me producentin, regjisorin ose gazetarin duhet të ketë ndikim kreativ në prodhimin e të gjitha llojeve të programeve;

– Duhet të konsultoj stafin e produksionit në renditjen sa më efikase dhe efektive të pajisjeve në të gjitha fazat e prodhimit.

Kushtet:
– Kualifikim të mesëm profesional;
– Së paku një vit përvojë pune në punë të ngjashme;
– Kategoria ‘B’ e vozitjes;
– Aftësi për të punuar në lartësi;
– Aftësi për të punuar me ndërrime dhe me orar të zgjatur;
– Aftësi për të punuar qetë nën presion dhe si pjesë e ekipit;
– Njohuri e punës me kompjuter;
– Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetëiniciativë.

Montazher – 3 pozita

– Operon me montazhat kompjuterike;
– Duhet të jetë kreativ në prodhimin e të gjitha llojeve të programeve;
– Video materiali i montuar ose i përpunuar (post-produksion) duhet t’i plotësojë të gjitha standardet profesionale në aspektin teknik dhe artistik;
– Bashkëpunon ngusht me regjisorin (realizatorin), producentin ose autorin e emisionit përkatës;
– Ndërmerr masa për mirëmbajtje në kohë të pajisjeve.

Kushtet:
– Kualifikim të mesëm profesional;
– Së paku një vit përvojë pune në punë të ngjashme;
– Njohuri e punës me kompjuter;
– Njohuri pune e gjuhës angleze;
– Njohja e programeve aplikative për montazhat kompjuterike;
– Aftësi për të punuar me ndërrime dhe me orar të zgjatur;
– Aftësi për të punuar qetë nën presion dhe si pjesë e ekipit;
– Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetëiniciativë.

Operator teknik – 2

Kushtet:
– Kualifikim të mesëm profesional;
– Njohje e shkëlqyer e punës me VideoMikser, AudioMixer;
– Njohje e shkëlqyer e punës me PLAYBOX (AirBox, TitleBox, ListBox…);
– Së paku një vit përvojë pune në punë të ngjashme;
– Aftësi për të punuar me ndërrime dhe me orar të zgjatur;
– Aftësi për të punuar qetë nën presion dhe si pjesë e ekipit;
– Njohuri punës me kompjuter;
– Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetëiniciativë.

Recepcioniste – 1 pozitë
– Të ketë aftësi komunikimi shumë të mirë;
– Njohuri te programeve si Excel,Word;
– E preferueshme njohja e gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar;

Mirëmbajtëse – 1 pozitë
– Për mirëmbajtje të higjienës në objektin e ZICO TV;
– Përgjegjëse për sektorin e caktuar;
– Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së eprorit;

Kandidatët e paraqitur për këto pozita duhet: − të jenë qytetar të Kosovës, të regjistruar sipas dispozitave ligjore të Republikës së Kosovës; − të mos kenë qenë të dënuar për ndonjë vepër penale dhe që të mos gjenden aktualisht nën hetime.

Për këto vende të punës është e paraparë kontrata e punës me kohë të caktuar, me periudhë provuese prej tre muajve.

Dërgojeni dokumentacionin tuaj të plotësuar së bashku me CV-në, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale, dëshminë e përvojës se punës, dy referenca dhe çertifikata që nuk është nën hetime të lëshuar gjatë muajit të fundit para aplikimit.

Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet i skenuar: në adresën elektronike: info@zico.tv deri në datë 3 nëntor 2017.

Aplikacioni dhe dokumentacioni i pakompletuar nuk do të merret në konsiderim. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

ZICO TV
Rr. Gjinollet, Nr. 46| Gjilan 60000 | Kosovë
www.zico.tv

COMMENTS