Konjufca: Isa Mustafa është i pabesë

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se kryeministri Isa Mustafa është i ‘pabesë’, gjatë seancës për mocionin e Qeverisë.

‘Deputetët në maj të vitit 2014, Isa Mustafa i vizitoi qytetet dhe ia morri votat qytetarëve me një strategji’.

‘Ekziston një bandë kriminale që i ka shefa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin të cilët janë fajtorët kryesorë që e kanë kapur shtetin’.

Konjufca ka theksuar se Mustafa gjithçka bën për për ‘hir të karriges’.

‘Kryeministri për hir të kolltukut njërin e ka bërë kryeparlamentar ndërsa tjetrin president që vetë të bëhet kryeministër’, tha Konjufca.

‘Nëse ia ofroni pozitën Mustafës të gjitha ato që i thotë bijnë në ujë pasi parimi i tij është karriga e kryeministrit’.

‘Isa Mustafa në vitin 2014 ka lindur me mosbesimin’, ka thënë Konjufca.

Galuk Konjufca, ka thënë se deputetët e kësaj partie do të votojnë pro mocionit të mosbesimit të Qeverisë së Kosovës.

Konjufca thotë se ka mjaft arsye për të rrëzuar këtë Qeveri, te cilën e ka quajtur Qeveri të migracionit.

COMMENTS