Kongresmeni amerikan: Kosova është Arabi Saudite e thëngjillit

Kongresmeni amerikan: Kosova është Arabi Saudite e thëngjillit

Ivanov i dha madatin Zaevit për formimin e Qeverisë
Aksion për mbylljen e lokaleve që punojnë pas mesnatës në Prishtinë (Video)

Kongresmeni amerikan, Matt Gaetz, bashkë me një grup kongresmenësh, ishte në një turne ballkanik nga Turqia nëpër Greqi, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, kurse nga dhoma e Kongresit në Washington, ka shprehur përshtypjet e tij për këtë vizitë.

Ai flet për politikën sigurinë dhe ekonominë e rajonit, duke dalë i shqetësuar me politikat dhe ndryshimet e imponuara të Recep Tayyip Erdogan në Turqi, i cili, sipas Gaetz, është duke shtruar ndikim destruktiv në gjithë Ballkanin, sidomos në Kosovë, Maqedoni dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Jam gjithnjë e më i shqetësuar se Erdogani po ka një ndikim shumë destruktiv në Ballkan dhe përgjatë Evropës. Në Turqi, qeveria po merr masa të ashpra për ta riformuar mënyrën qeverisjes dhe se si e shohin islamin në vend, duke e bërë kështu sistemin më pak gjithëpërfshirës e më shumë autokratik”, shprehet Gatez.

“Turqia e Erdoganit duhet të siguroj Shtetet e Bashkuara (SHBA) se koncepti i një islami politik të mos imponohet në vendet si Kosova, Maqedonia dhe Bosnja”, ka thënë Gatez, për gazetametro.net

Kongresmeni Amerikan thotë se është pak e çuditshme se pak ditë para arritjes në Kosovë, ra qeveria në Prishtinë, por siç shprehet Gaetz, Kosova e ka një borxh ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe popullit të vet.

“SHBA-ja vazhdon të jetë e interesuar në Kosovën, pasi shumë amerikanë kanë paguar për lirinë e Kosovës. Ne presim që nga zgjedhjet e ardhshme të sigurohet një qeveri stabile, gjykata të forta dhe të drejta si dhe fuqizim i sundimit të ligjit, të drejta të plota në pronën private dhe një shtyp të lirë”, thekson Gaetz.

Ajo çka i kishte lënë përshtypje kongresmenit Gaetz, është që Kosova siç e quan ai, është një Arabi Saudite e thëngjillit, pra një vend me shumë resurse thëngjilli dhe po pengohet të shfrytëzoj këto resurse nga lobimet e disa fondacioneve si ajo e miliarderit Soros, dhe fonde të tjera nga Evropa.

Sipas kongresmenit Gaetz, pavarësimi Energjetik i Kosovës është i rëndësishëm, sepse largohet nga influenca e energjisë ruse, dhe këtë nuk duhet ta pengoj lobimet e ndryshme.

“Pavarësimi i Kosovës në energji është i rëndësishëm, sepse tepër shumë shtete janë të varura nga energjia ruse, gjë që ka ndikim negativ në politikat e tyre. Pavarësimi Energjetik përpos kësaj është interes jetik për zhvillimin e ekonomisë, dhe një Kosovë më të sigurt”, përfundon Gaetz.

COMMENTS