Konfiskohen mbi 130 kilogramë marihuanë të fshehura në dyer

Konfiskohen mbi 130 kilogramë marihuanë të fshehura në dyer

Policia e Kosovës, ka arritur të identifikojë një depo në rajonin e Prizrenit, në të cilën dyshohej se ka substanca narkotike.

Për këtë është njoftuar prokurori dhe nga ai është marrë leje për kontroll. Gjatë kontrollit në depo në 10 dyer dyshohej për fshehje të narkotikëve.

Gjatë kontrollit në brendësi të dyerve nga druri janë gjetur: 144 paketime me nga 400 gram secila, me peshë totale rreth 59 kg e 453.12 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Policia pas zgjerimit të hetimeve, më datë 28 tetor identifikon një lokacion (depo) të dytë në rajonin e Ferizajt dhe gjatë kontrollit në këtë depo janë gjetur 11 dyer ku po ashtu dyshohej për fshehje të narkotikëve.

Në këtë rast në brendësi të dyerve nga druri janë gjetur: 171 paketime rreth 400 gram secila, me peshë totale rreth 71 Kg e 196.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Në të dy lokacionet janë konfiskuar gjithsejtë 315 Paketime me peshë totale prej 130 kg e 649.3 gram.

Marihuana ishte maskuar në dyer dhe dyshohet se destinacion e kishte Zvicrën.

Si të dyshuar janë arrestuar dy persona:

A.S. viti i lindjes 1989,

L.P. viti i lindjes 1991,

Me urdhër të Prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Po ashtu edhe dy të dyshuar tjerë (identiteti i njohur për policinë) janë në kërkim nga policia.

COMMENTS