Koncert humanitar në Londër për fëmijët e Kosovës (Foto)

Koncert humanitar në Londër për fëmijët e Kosovës (Foto)

Shtabi i EBRD me mbështetjen e Ambasadës së Kosovës në Londër dhe Ibis London City Shoreditch do të organizojnë nesër një mbrëmje muzikore për të mbledhur fonde për fëmijët me kancer në Kosovë.

Mbrëmja do të mbahet tek Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ndërsa në këtë mbrëmje do të përformojë këngëtari Shpat Deda.

Të gjitha donacionet do të shkojnë tek Kujdesi për Fondacionin e Fëmijëve të Kosovës për të siguruar që të gjithë fëmijët me kancer në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të kenë qasje në barnat e nevojshme për trajtimet.

Kjo ngjarje është pjesë e një fushate për mbledhjen e fondeve e cila mbështetet nga Iniciativa e Komunitetit të EBRD, deri më tani kanë ngritur një fond rreth 20,000 €), EBRD ndërsa me kërkesë për ta mbështetur me tutje synon të ngrit një fond prej 50,000 € .

COMMENTS