Komunat në të cilat s’u shënua asnjë incident gjatë balotazhit

Komunat në të cilat s’u shënua asnjë incident gjatë balotazhit

Në shumicën e komunave të Kosovës ku u zhvillua balotazhi për kryetar të komunave nuk është regjistruar asnjë incident.

Prokurorët përgjegjës për komunat ku janë mbajtur sot zgjedhjet kanë treguar se s’është regjistruar kurrfarë problemi.

Në komunën e Prishtinës, sipas prokurorit Kujtim Munishi, nuk është regjistruar asnjë incident gjatë votimeve për çka do të ndalohej apo intervistohej ndonjë qytetar.

Asnjë të ndaluar apo të intervistuar nuk ka pasur as në komunat e Ferizajt, Istogut, Podujevës, Prizrenit, Rahovecit.

Ndërsa, është raportuar për incident në komunën e Malishevës.

Një person është marrë në pyetje në fshatin Reznik të Vushtrrisë nën dyshimin për fotografim të votës.

Po ashtu, është raportuar për rastin e publikimit të një vote në ‘Facebook’ nga shoferi i Komunës së Klinës.

Lidhur me zgjedhjet, në Mitrovicë u arrestuan tre persona.

Në fshatin Zhabar u arrestua një person me fletëvotimin në xhep.

Ndërsa, të qetë dhe pa probleme e kanë quajtur procesin zgjedhor të gjitha partitë që janë në garë në zgjedhjet e sotme.

COMMENTS