Kompjuteri i rrallë Apple del në ankand

Kompjuteri i rrallë Apple del në ankand

VW, Daimler, Ford dhe BMW bashkërisht krijojnë rrjetin për mbushje të shpejtë
Radikali i ri i Yamaha me tre rrota Sportbike

Një kompjuter shumë i rrallë Apple, i cili ishte kompjuteri i parë i pajisur me një mouse ka dalë në ankand për 40,000 dollarë.

Kompjuteri i vitit 1983, i quajtur Lisa-1 ishte gjithashtu i pari që do përdorte ikona në vend të tekstit të thjeshtë.

Ankandi do të zhvillohet më 11 nëntor në Koln, Gjermani.

Apple Lisa 1 ishte ideja e themeluesve të Apple Steve Jobs dhe Steve Wozniak.

Ai gjithashtu ishte kompjuteri i parë personal që përdorte një ndërfaqe grafike të përdoruesit në vend të tekstit të thjeshtë dhe prezantoi veçoritë që janë ende të zakonshme në kompjuterat e sotëm, të tilla si: overlapping windows, pull-down menus dhe recycle bin.

Vetëm një vit pas lançimit, Lisa 1 u zëvendësua nga një model më i mirë dhe më i lirë, dhe Apple u ofroi edhe pronarëve të Lisa 1 rimbursim dhe përmirësim të lirë.

Kompjuterat e rikthyer u shkatërruan dhe mendohet se sot në botë ekzistojnë më pak se 100 të tillë.

Lisa 1 përmban një procesor të pavlerë 5MHz dhe vetëm një megabyte RAM.

Konsumatori më i madh i Lisa 1 ishte NASA, e cila u përball me probleme të mëdha kur kompjuteri më në fund u ndërpre (nuk prodhohej më) në vitin 1986.

COMMENTS