Komisioni për matjen e territorit të Kosovës prezanton sot raportin

Kjo është vaktia e Ramazanit për Kosovën (Foto)
Shpërthim i madh pranë aeroportit të Damaskut

Komisioni shtetëror i ekspertëve pritet që sot të bëjë, prezantimin e një raporti me gjetjet pas matjes së territorit të Kosovës, pas të cilit pritet t’i hapet rruga riprocedimit në Kuvend të Marrëveshjes së kundërthënëshme të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Komisioni që udhëhiqet nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, me pjesëmarrjen e një numri ekspertësh të fushave të ndryshme, pritet që të ofrojë rezultatet e tij bazuar në, siç thuhet, dokumentet zyrtare.

Komisioni për Matjen e territorit të Kosovës u themelua me vendim të Qeverisë së Kosovës pas një varg kundërshtimesh edhe me forcë të opozitës në Kosovë ndaj Marrëveshjes për Demarkacion, duke pamundësuar debatin për të në Kuvend.

COMMENTS