Kombëtarja publikon listën e lojtarëve për Spanjën dhe Italinë

Kombëtarja publikon listën e lojtarëve për Spanjën dhe Italinë

Granit Xhaka ka një mesazh emocionues për Taulantin (Foto)
Tramezzani befason italianët: Ndeshjen e fiton Shqipëria

Kombëtarja e Shqipërisë do t’i luaj dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për kampionatin botëror ‘Rusi 2018’.

‘Kuqezinjtë’ do të kenë fillimisht një udhëtim tejet të vështirë tek ish-kampionët e Botës, Spanja e cila është edhe lidere në Grupin G.

Tri ditë më vonë, më 9 tetor djelmoshat e Christian Panuccit do të përballen në shtëpi me Italinë.

Kësisoj trajneri italian ka publikuar edhe listën e lojtarëve të ftuar për këto dy takime.

Për herë të parë është ftuar edhe mesfushori i Brescias, Emanuele Ndoj që po kalon nëpër një formë të mirë.

Ndërkohë të rikthyerit në Kombëtare janë edhe Ermir Lenjani, Taulant Xhaka dhe Ergys Kaçe.

Pamje nga fitorja e fundit e Shqipërisë në udhëtim tek Izraeli 0-3

Aktualisht Shqipëria zë pozitën e tretë në Grupin G me 13 pikë të tubuara, ku ka shënuar katër fitore dhe ka marrë një barazim.

Përpos katër fitoreve dhe një barazimi ‘Kuqezinjtë’ kanë pësuar tri disfata, nga Italia, Spanja dhe Izraeli.
Lista e plotë e Shqipërisë:

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Alban Hoxha

Mbrojtës: Ansi Agolli, Arlind Ajeti, Mërgim Mavraj, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Frederic Veseli, Hysen Memolla, Ivan Baliu.

Mesfushorë: Migjen Basha, Andi Lila, Ledian Memushaj, Burim Kukeli, Eros Grezda, Ermir Lenjani, Taulant Xhaka, Ergys Kace, Odise Roshi, Emanuele Ndoj.

Sulmues: Liridon Latifi, Azdren Llullaku, Valon Ahmedi, Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi.

COMMENTS