Koloneli Dritan Demiraj paralajmëron Serbinë: Jemi 8 milionë shqiptarë në Ballkan (Foto)

Koloneli Dritan Demiraj paralajmëron Serbinë: Jemi 8 milionë shqiptarë në Ballkan (Foto)

Nis gjyqi i parë ndaj policëve ‘puçistë’ në Turqi
Policia maqedonase ka arrestuar katër persona në Shkup dhe në Tetovë (Video)

Ish-Koloneli i Ushtrisë së Shqipërisë, Dritan Demiraj, i cili ka shërbyer 31 vite në Forcat e Armatosura Shqiptare dhe është dekoruar me “Nderi i Kombit” nga presidenti, ka paralajmëruar Serbinë pas ngjarjeve të djeshme, duke thënë se janë 8 milionë shqiptarë në Ballkan.

Ai, në Facebook ka shkruar se nëse shqiptarët janë të fortë e të bashkuar, nuk ka armik që i mposhtë, shkruan Periskopi.

Komenti i plotë:

Respekt Forcave Speciale te Kosoves per ndalimin e trenit serb.

E kam thene shpesh dhe do te vazhdoj vellezer, reciprociteti me serbet dhe kedo tjeter qe abuzon me shqiptaret eshte rruga me e mire per ne.

Shqiptaret jane 8 milion ne Ballkan dhe nuk mund te shperfillen me.

Nese do te jemi te forte dhe te bashkuar nuk ka armik qe te na mposhte.

Ju faleminderit vellezer te forcave speciale dhe duhet ta dini se nuk jeni vetem. DD

COMMENTS