Kollçaku kërkon të ndëshkohen përgjegjësit e vdekjeve të dyshimta në QKUK

Kollçaku kërkon të ndëshkohen përgjegjësit e vdekjeve të dyshimta në QKUK

Deputetja e VV-së Fatmire Kollçaku në seancën e sotme të Kuvendit ka ngritur çështjen e vdekjeve të dyshimta në QKUK, të cilat kanë ndodhur javë më parë në këtë institucion.

Kollçaku thotë se para përgjegjësisë për këto raste duhet të vihet OSHP-ja, organ ky që sipas saj i ka mundësuar fitimin e tenderit një kompanie të palicensuar për prodhimin e oksidulit.

‘Cili ishte kriteri i OSHP-së që ta kthente kompaninë nga Kaçaniku si furnitor kryesor jo vetëm i QKU-së po edhe spitalit në Gjilan e Gjakovë’, ka thënë Kollçaku, raporton KP.

Ajo tha se pavarësisht që ministri i ri i Shëndetësisë Uran Ismajli është zotuar se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje, ky problem tejkalon edhe ministrinë dhe mbetet shqetësim i Vetëvendosjes dhe të gjithë qytetarëve të vendit.

COMMENTS