Kofshë pule të mbushura

Përbërësit:

6 kofshë pule
200 gr. djath kaçkavall
200 ml. senf
150 gr. djathë
50 gr. përshutë
Krip
piper i zi
100 ml. ujë
100 ml. vaj

Përgatitja:

Kofshët e pulës i zgjedhim nga më të mëdha, pastrojmë dhe largojmë ashtin.

Rrahim me çekan kuzhine, kriposim, piperosim.

Pjesët e mishit të kriposura dhe piperosura, lyejmë me mustardë. Shtojmë kaçkavallin e grirë në copëza të vogla, djathin e grirë, përshutën e grirë dhe palosim në formë roleje.

Roletë nga mishi i pulës i radhisim në tavë të lyer me vaj, shtojmë ujin dhe vajin dhe mbulojmë më foli alumini.

Pjekim në furrë në 170 gradë, derisa të marrin ngjyrë të kuqrremtë.

Ndërkohë lagim përsipër me lëngun që leshon mishi gjatë pjekjes, pastaj në fund largojmë alufolien dhe lëmë edhe për 10 minuta në 200 gradë.

Servojmë me sallatë të bollshme me perime.

COMMENTS