Kociançiq: Ende s’ka marrëveshje për tabelat e veturave

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Maja Kociançiq ka konfirmuar se në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, nuk është arritur marrëveshja për tabelat e veturave.

‘Po bisedohet për këtë, por janë të nevojshme përpjekje dhe bisedime shtesë’, ka thënë Kociançiq.

Një ditë më herët, ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri kishte deklaruar se në bisedimet me Beogradin është arritur marrëveshja për reciprocitetet në lidhje me tabelat e veturave, sipas modelit të Greqisë dhe Maqedonisë.

Marrëveshja e këtij modeli nënkupton vendosjen e tabelave ngjitëse mbi ato ekzistuese për veturat që qarkullojnë nga Kosova drejt Serbisë dhe anasjelltas.

COMMENTS