KMDLNj: Standarde të dyfishta të BE -së rreth faljes së të dënuarve për krime lufte

KMDLNj: Standarde të dyfishta të BE -së rreth faljes së të dënuarve për krime lufte

Komisioni Evropian në Raportin e progresit që u bë publik dje, e që përfshinë periudhën raportuese midis nëntorit të vitit 2016 dhe shkurtit të vitit

Komisioni Evropian në Raportin e progresit që u bë publik dje, e që përfshinë periudhën raportuese midis nëntorit të vitit 2016 dhe shkurtit të vitit 2018 përveç përsëritjeve të raporteve të mëparshme të progresit për Kosovën, i ka identifikuar disa përparime të vogla e që për ta janë shumë të rëndësishme siç është ratifikimi i Demarkacionit që llogaritet si sukses, rritja e besueshmërisë e qytetarëve të Kosovës ndaj Policisë së Kosovës, përmirësimi i mjedisit për të bërë biznes, ka bërë disa përparime të vogla në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë, ka përparim në përmirësimin e legjislacionit , ndalimin e migrimit legal dhe ilegal, ka bërë përparim të mirë ndonëse në fazë të hershme të zhvillimit të një ekonomie funksionale të tregut etj.

Problemet e pazgjidhura të raporteve paraprake e që janë pjesë e rekomandimeve dhe shqetësimeve të Komisionit Evropian edhe në raportin e fundit të progresit janë reale , të qëndrueshme dhe të pakundërshtueshme , nëse i kemi parasysh faktet dhe zhvillimet në Kosovës. Të gjitha këto shqetësime janë të arsyeshme dhe adresimi i përgjegjësisë te institucionet e Kosovës është me vend.

Për KMDLNj është shqetësues fakti se BE zbaton standarde të dyfishta sa i përket çështjes së krimeve të luftës dhe faljes që ka bërë presidenti i Kosovës ndaj personave të dënuar për krime lufte çka nënkupton ndërhyrje flagrante në pavarësinë e institucioneve mbajtëse dhe përgjegjëse për lirim të parakohshëm të personave të dënuar sikur edhe në të drejtën kushtetuese e që është e pamohueshme e presidentit për të falur të dënuar që kërkojnë falje , si e drejtë që iu takon.

Në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale të Republikës së Kosovës janë të përcaktuara kriteret që duhen të përmbushen nga personat e dënuar , nëse duan të përfitojnë lirim të parakohshëm. Gjithashtu , me ligj është përcaktuar mënyra dhe kushtet se si të dënuarit mund të kërkojnë dhe të përfitojnë falje nga presidenti i Kosovës dhe falja nga presidenti është vullnet dhe vendim si edhe e drejtë ekskluzive e presidentit. Me legjislacionin në fuqi në Kosovë, çdo i dënuar , pavarësisht sa është dënuar dhe për çfarë vepre është dënuar, nëse e pranon dhe me sukses e kalon programin e ri-socializimit , ka të drejtë, pas një kohe që e vuan dënimin të kërkojë beneficione që i takojnë me LESP siç është uikendi në shtëpi, pushimi vjetor në shtëpi, vizita humanitare, vizita apo uikende të jashtëzakonshme, e drejta për shkollim dhe aftësim profesional, e drejta për të krijuar dhe ruajtur familjen, e drejta për mbrojtje shëndetësore, e drejta e ushtrimit të besimit që i takon, falje të rregullta, lirim të parakohshëm dhe përfitime të tjera që janë motivuese për sjellje të mirë të një të dënuari sikur edhe mundësi të integrimit në shoqëri , pasi të jetë liruar nga burgu.

Askund nuk thuhet se një i dënuar duhet ta vuaj tërë dënimin e shqiptuar , nëse ka sjellje të mirë. Madje , as përsëritësit e veprave penale nuk përjashtohen nga beneficionet dhe mundësia për përmirësim. Çështja e krimeve të luftës është çështje e ndjeshme dhe , në rrethanat tona , më shumë është çështje politike se çështje e drejtësisë . Në veçanti çështja e faljes apo lirimit të parakohshëm të të dënuarve për krime lufte në Kosovë i nënshtrohet një politizimi të skajshëm .

KMDLNj e përkujton opinionin si dhe Komisionin Evropian se Gjykata për Krime Lufte për ish – Jugosllavinë , me seli në Hagë , si autoritet botëror për hetim , gjykim dhe mbajtje në burg të akuzuarve dhe të dënuarve për krime lufte , nuk e ka bërë asnjë ndërhyrje diskriminuese në trajtimin e këtyre të dënuarve , madje , asnjë i dënuar për krime lufte me vendimin e Tribunalit për Krime Lufte në Hagë , nuk e ka vuajtur dënimin deri në fund . Të gjithë të dënuarit janë liruar para kohe , kanë shkuar në shtëpi në raste të veçanta , kanë zgjedhur vendin dhe shtetin ku do ta vuajnë dënimin sikur që janë liruar për shkaqe shëndetësore , për të vazhduar pastaj politikën , pa u penguar nga askush , ndonëse kjo politikë nuk ka dalluar aspak nga ajo që ka shkaktuar qindra – mijra viktima. Askush nuk ka kundërshtuar këto lirime që i ka bërë Tribunali i Hagës për të dënuarit për krime lufte.

Nga aspekti i të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe i të drejtave të personave të privuar nga liria në veçanti , zbatimi i standardeve të dyfishta , gjatë trajtimit të të dënuarve për krime lufte e sidomos gjatë lirimit të tyre paraqet diskriminim e rasti i Kosovës është rast eklatant i këtij diskriminimi sepse , për vepra të njëjta të dënueshme , Tribunalit të Hagës për Krime Lufte i lejohet një pavarësi në marrje të vendimeve kurse institucioneve të Kosovës i pamundësohet një mundësi e tillë.

Nuk ka një standard ndërkombëtar detyrues për trajtimin e personave të dënuar për krime lufte e aq më pak për falje apo mos – falje të tyre andaj Kosova duhet të veprojë në përputhje me Ligjin për Ekzekutim të Sanksioneve Penale sikur edhe që presidenti ka të drejtë ekskluzive t’i falë , të themi 300 të dënuar sikur që ka të drejtë të mos e fal edhe as një të dënuar të vetëm , pavarësisht për çfarë vepre penale është dënuar. Shtrohet një pyetje thjesht e natyrës logjike dhe praktike ; pse Tribunali i Hagës paska të drejtë t’i lirojë para kohe të dënuar për krime lufte përkundër përgjegjësisë shumë të madhe dhe rrezikshmërisë që e kanë kurse vendet e tjera nuk e paskan këtë të drejtë , në mesin e të cilave është edhe Kosova ?! Pse lejohet ky zbatim i standardeve të dyfishta e që është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe dokumentet ndërkombëtare si dhe konventat për të drejtat e njeriut ?!

Ndërkaq , është konstatim i saktë se nuk ka kurrfarë bashkëpunimi në hetimin e krimeve të luftës midis Kosovës dhe Serbisë për faktin se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet, nuk ofron asnjë informatë , e refuzon çdo bashkëpunim , i ka strehuar të gjithë të dyshuarit për krime lufte në Kosovë dhe nuk lejon ekstradimin e asnjë të dyshuari për krime lufte në Kosovë të cilët e gëzojnë mbrojtjen dhe kujdesin e shtetit të Serbisë.

Komisioni Evropian duhet të kërkojë të zbatohet një standard i përgjithshëm dhe detyrues për të gjitha shtetet që kanë të dënuar për krime lufte ose , në të kundërtën , nuk mund të kërkojë zbatim të njëanshëm dhe detyrues për këtë çështje vetëm nga Kosova . Nëse nuk është lëshim apo gabim konstatimi se falja e të dënuarve për krime lufte nga presidenti i Kosovës paraqet shqetësim për Komisionin Evropian kurse, për raste të ngjashme nuk keni reaguar fare sikur që ishin lirimet nga Tribunali i Hagës për Krime Lufte si dhe faljet nga shtet tjera nga ish – Jugosllavia, atëherë po e legalizoni zbatimin e standardeve të dyfishta , korrupsionin pasiv dhe presionin joparimorë që i bënë anës së dobët ! Sikur që me të drejtë kërkohet drejtësi për të gjitha viktimat e krimeve të luftës , përgjegjësi për të gjithë ata që kanë planifikuar , urdhëruar , që kanë bërë dhe që nuk kanë penguar këto krime të luftës, duhet të kërkohet trajtim të barabartë dhe jodiskriminues për të gjithë të dënuarit për këto krime!

COMMENTS