KMDLNj dënon sulmin ndaj gruas së Blerand Stavilecit

Tetë vendvotime shkojnë në rinumërim
BE-ja deklaron nëse di të përfshihen në dialogun e ardhshëm

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka dënuar sulmin ndaj Vitore Stavilecit, bashkëshortes së ministrit në detyrë të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

‘KMDLNj, duke e dënuar këtë sulm të dhunshëm ndaj znj. Vitorie Stavileci, sikur edhe në rastet e mëparshme ka kërkuar dhe kërkon hetime të shpejta, efikase, të pavarura, që nënkupton të mos paragjykohen kryesit e kësaj vepre të dhunshme dhe të mos përdoret për qëllime politike nga asnjë subjekt politik’.

‘Paragjykimi dhe motivi i supozuar për kryesit e mundshëm të këtij sulmi të dhunshëm por edhe të sulmeve të mëhershme e që nuk janë ndriçuar paraqet ndërhyrje flagrante në punën e organeve hetuese e që është e palejueshme në një shoqëri kur kompetencat janë të ndara dhe ku nuk lejohet ndërhyrja politike apo tjetër’.

KMDLNj e gjykon si të papranueshme dhe ndërhyrje në hetime për rastin e sulmit ndaj Vitore Stavilecit të drejtuesve të PDK –së në konferencën për shtyp ku në mënyrë eksplicite dhe të pakundërshtyeshme u tha se sulmin e kryen ‘kriminelët e LV’ pa u zhvilluar, pa u përfunduar hetimet dhe pa një vendim të gjykatës kompetente.

Këtë pohim të disa drejtuesve të PDK –së, ky këshill e konsideron si paragjykim që nuk është mbështetur në asnjë provë dhe ndërhyrje në punët e hetuesisë.

COMMENTS