Kluivert nuk dëshiron para, por transferimin në ‘Old Trafford’?

Kluivert nuk dëshiron para, por transferimin në ‘Old Trafford’?

​Kluivert është gati të refuzojë ofertën e Ajaxit që të bëhet lojtari më i paguar në klub, vetëm për t’u larguar gjatë verës, destinacioni më i mundshëm është Manchester United.

Sipas ‘Mirror’, Manchester Unitedi edhe zyrtarisht është i interesuar për të nënshkruar me anësorin e talentuar të Ajaxit, Justin Kluivert.

18 vjeçari është shndërruar në një lojtar shumë të kërkuar në Evropë, ai ka shënuar nëntë gola në 29 ndeshje për Ajaxin këtë sezon.

Raportohet se Kluivert është i gatshëm që të refuzojë ofertën e Ajaxit që do ta bënte atë lojtarin më të paguar, vetëm që të transferohet te ndonjë klub i madh, e Man United është në ‘pole pozicion’ për të nënshkruar me djalin e legjendarit, Patrick Kluivert.

COMMENTS