Klubi nga Serie A: E duam Ajetin (Foto)

Klubi nga Serie A: E duam Ajetin (Foto)

Ruset u diskualifikuan për shkak të dopingut, medalja e artë u jepet SHBA-ve
Futboll, Kosova dhe Shqipëria pësuan disfata

Arlind Ajeti pritet ta vazhdoj karrierën në Serie A
Mbrojtësi kosovar, Arlind Ajeti, ka mundësinë konkrete për të vazhduar të qëndrojë në kampionatin italian të futbollit.

Anëtari i Torinos, kërkohet nga skuadra e Crotones, e cila mbijetoi në elitën e futbollit italian në xhiron e fundit të sezonit të kaluar.

‘Kemi bërë disa lëvizje, por pritet të bëjmë edhe disa të tjera. Prioriteti mbetet një qendërmbrojtës. A mund të jetë Ajeti emri i duhur? Po, ai është një futbollist që na intereson’, ka deklaruar presindeti i Crotones, Raffaele Vrenna për ‘Calciomercato.com’.

Ajeti ka kontratë me Torinon deri në vitin 2019, por pritet të logohet gjatë kësaj vere pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit serb, Sinisa Mihajlovic.

COMMENTS