Klopp: Do të luftojmë për ëndrrën tonë, finalen e ‘Championsit’

Klopp: Do të luftojmë për ëndrrën tonë, finalen e ‘Championsit’

Mourinho pendohet për fyerjet gjatë përplasjeve me Wengerin
Shaqiri me shokë sigurojnë një pikë të artë në Anfield

Jurgen Klopp ka pranuar se kalimi në finale të Ligës së Kampionëve do të jetë ëndërr për të dhe për lojtarët e Liverpoolit.

Pas fitores 5 me 2 në Anfield, ‘Të kuqtë’ janë në Romë për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales. Dy gola të vonshëm i kanë dhënë shpresë Romës për ndeshjen e dytë, të cilën mezi po e pret Kloppi.

‘Jemi këtu për të luftuar për ëndrrat tona – kështu është – ne duam të shkojmë në finale’, ka thënë Klopp në konferencën për media.

‘Ishim pozitivë në Anfield, ishim 5 me 0 dhe pastaj i pësuam dy gola. Disa njerëz mendonim se e kemi humbur ndeshjen, por nuk është kështu. Jemi 5 me 2 – njerëzit mendojnë se Romës i duhet fitorja 3 me 0, por është rezultat i lartë [për ta arritur]’, ka shtuar ai.

‘Kjo do të thotë se nesër ka futboll dhe mezi po e pres sepse është ajo që duam. Doni të luani në fazat e mëdha dhe për gjëra të mëdha. Për këtë arsye jemi këtu’.

COMMENTS