Klipet shqiptare që thyen rekord për këtë vit (Video)

Klipet shqiptare që thyen rekord për këtë vit (Video)

Atmosfera, pamje nga dasma e Albatrit Muçiqit me Egzonën (Foto/Video)
Agnesa me tjetër imazh shkëlqyes nga Filipinet (Foto)

Era Istrefi me këngën e saj ‘Bon bon’ e publikuar në fillim të vitit, ka thyer rekord klikimesh përsa u përket klipeve shqiptare gjatë vitit 2016.

Kjo këngë që bëri jehonë në arenën muzikore botërore, e cila më pas u publikua nga kompania Sony Ultra Music. Ylli i muzikës shqiptare Era Istrefi, këtë vit ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 1.5 milion dollarësh, ndërsa ka arritur shifrën e 250 milionë klikimeve.

Kënga tjetër që mblodhi brenda vitit më shumë se 50 milionë klikime ishte projekti i dyshes Noizy dhe Enca. ‘Bow Down’ është shpërblyer edhe me çmimin kryesor në ‘Zhurma Video Music Aëards 2016’.

‘Ajo’ e Majk dhe Ghetto Geasy është klikuar më shumë se 33 milionë herë, ndërsa në shifrat prej 30 milionëve u klikua edhe njëri ndër hitet e kësaj vere e kënduar nga Etnon dhe Genta Ismajli.

Në listën e këngëve që u klikuan më së shumti brenda 2016-ës renditet edhe ‘Cocaina’ e Mozzik me 27 milionë, pastaj ‘Bongo’ e kënduar nga dueti Capital T dhe Dhurata Dora me më shumë se 22 milionë, e pasuar nga ‘Monster’ e Getinjos dhe Baby G me 20 milionë klikime.

Tejet të klikuara ishin këngët e Flori Mumajesit ne bashkëpunim me reperët Ledri Vula dhe 2po2, ajo e Dafina Zeqirit me Kaos si dhe kënga e Kidës së bashku me Xhensilën.

Hov të madh të klikimeve pati edhe kënga ‘Lejla’ e Elvana Gjatës të cilën e realizoi në bashkëpunim me Capital T dhe 2po2, ku që nga lansimi i saj në tetor të këtij viti ka mbledhur më shumë se 14 milionë e që është larg shifrave të klikimeve të projektit muzikor të cilin e publikoi vitin e kaluar në duet me Brunon.

COMMENTS