Klinika e Onkologjisë përfiton donacion mbi 1 milion euro

Klinika e Onkologjisë përfiton donacion mbi 1 milion euro

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), përkatësisht Klinika e Onkologjisë në Qendrën Mjekësore Universitare të Kosovës (QKUK) ka përfituar donacion në shumë prej mbi 1 milionë euro nga fondacioni Project Hope ditën e shtunë.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e SHSKUK-së në Facebook nëpërmjet një postimi, ku bënë të ditur se fondacioni përfshin edhe barnat kemoterapeutike, të cilat shfrytëzohen për trajtimin e kancerit, shkruan Gazeta Shneta.

‘Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës(SHSKUK), ka përfituar donacionin e rradhës nga fondacioni Project Hope, kontigjent ky që përfshin barna kemoterapeutike dedikuar për Klinikën e Onkologjisë mjekësore në QKUK’, thuhet në njoftim.

SHSKUK është shprehur gjithashtu falenderuese ndaj fondacionit ‘Project HOPE’, si dhe stafit të këtij fondacionit, të cilët i cilëson si të përkushtuar.

‘Në emër të gjithë profesionistëve shëndetësor të SHSKUK dhe pacientëve tanë që trajtohen në Onkologji, falënderojmë fondacionin Project HOPE dhe stafin e përkushtuar të këtij fondacioni për donacionin e dhuruar’.

COMMENTS