Kjo ishte kënga e fundit që e dëgjuan adoleshentët në koncertin e Ariana Grande, dhe më pas filloi sulmi i përgjakshëm në Mançester (Video, +18)

Të gjithë ata që i kanë mbijetuar sulmit terrorist në koncertin e këngëtares amerikane Ariana Grande në Mançester, kanë pranuar se kaosi kishte fillua

Të gjithë ata që i kanë mbijetuar sulmit terrorist në koncertin e këngëtares amerikane Ariana Grande në Mançester, kanë pranuar se kaosi kishte filluar kur ylli i pop muzikës përfundoi me këndimin e këngës së fundit në koncert që quhet “Dangerous Women”.

“Kemi qenë ulur, kur befasisht dëgjuam një shpërthim të madh para syve tonë. Të gjithë filluan të bërtasin dhe menjëherë filloi të vinte një aromë e zjarrit”, ka deklaruar Soffie Ted 25-vjeçe nga Darlingtoni, transmeton Telegrafi.

Pas shpërthimit të fuqishëm është shfaqur një re e madhe tymi.

“Dritat ishin të ndezura, dhe ndoshta kjo është arsyeja që drita e madhe që u krijua nga shpërthimi i bombës nuk ishte pjesë e koreografisë. U shfaq një re e madhe tymi, njerëzit filluan të vrapojnë si të çmendur”, ka deklaruar Erin Mekdugl 20-vjeç, i cili gjithashtu ishte në koncertin e këngëtares amerikane.

COMMENTS