Kjo është vrasësja më gjakftohtë në histori

Kjo është vrasësja më gjakftohtë në histori

Pse muaji shkurt ka 28 ditë? (Video)
Shenja që tregon se po ju afrohet vdekja (Video)

E njohur si ‘Vejusha e zezë’ ishte një nga gratë më perverse të të gjitha kohërave në Britani.

Ann Mary Cotton, gjatë periudhës tetor 1832 dhe deri në mars 1873 kishte vrarë 21 njerëz, midis tyre dhe nënën e saj, fëmijët e saj, dhe burrat e saj.

Ann Mary Ann Cotton jetoi në fshatin West Auckland, në Durham të Anglisë ku dhe u arrestua në shtëpinë e saj në vitin 1873.

U ekzekutua po në të njëjtin vit në burgun e Durham në muajin mars.

Mary Ann jetoi një fëmijëri të mjerueshme varfërie. Babai i saj vdiq në një aksident në moshën 9 vjeçare dhe në moshen 14 vjeçare nëna e saj ishte martuar përsëri.

kjo-eshte-vrasesja-me-gjakftohte-ne-histori-foto

‘Vejusha e zezë’ martohet në moshën 19 vjeçe me minatorin William Mowbray dhe bëjnë bashkë 5 fëmijë. 4 nga femijët vdiqën papritmas, çifti bëri dhe tre fëmijë të tjerë të cilët vdiqën me të njëjtën mënyrë.

Në 1865, William Mowbray vdiq nga çrregullime të rënda të zorrëve.

Me qëllim të parave nga siguracionet, Mary Ann Cotton u martua 4 herë dhe vrau 3 burrat e saj, nënën e saj, dhe 15 fëmijët e saj (7 të adoptuar), një dashnor dhe një shok të saj.

Më pas u vërtetua se të gjitha viktimat e saj vdiqën nga helmimi me arsenik.

COMMENTS