Kjo është top 10-shja më e votuar në zgjedhjet e 11 qershorit

Albin Kurti, ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie politike për postin e kryeministrit, ka dalë të jetë deputeti më i votuar

Albin Kurti, ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie politike për postin e kryeministrit, ka dalë të jetë deputeti më i votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Ai pasohet nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti.

Bazuar në rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më poshtë, mund t’i lexoni emrat e dhjetë deputetëve më të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në Kosovë.

ALBIN KURTI – 143,642 vota (Vetëvendosje)

KADRI VESELI – 129,818 vota (Partia Demokratike e Kosovës)

AVDULLAH HOTI – 115,658 vota (Lidhja Demokratike e Kosovës)

RAMUSH HARADINAJ – 101,994 vota (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës)

SHPEND AHMETI – 76,020 vota (Vetëvendosje)

VJOSA OSMANI SADRIU – 64,131 vota (Lidhja Demokratike e Kosovës)

DARDAN MOLLIQAJ – 49,033 vota (Vetëvendosje)

VISAR YMERI – 40,981vota (Vetëvendosje)

DARDAN SEJDIU – 39,221 vota (Vetëvendosje)

AIDA DËRGUTI – 32,463 vota (Vetëvendosje)

COMMENTS