Kjo është rradhitja javore e Dafinës në top listën VEVO (Foto)

Kjo është rradhitja javore e Dafinës në top listën VEVO (Foto)

Prezantuesja suedeze me kreacionet e Vjollca Llapashticës (Foto)
Adriana Lima ‘e artë’ (Foto)

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka pak ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri, këngën dhe klipin ‘Four Sesons’, me të cilin synon tregun ndërkombëtar.

Kënga është pëlqyer shumë, dhe menjëherë pasi është publikuar në YouTube me videoklip ka arritur të marrë mijëra klikime.

Një mbështetje shumë e madhe për Dafinën kanë qenë edhe kolegët e saj këngëtarë, të cilët nuk lanë rrjet social pa publikuar këngën e saj, duke e uruar kështu për projektin e ri dhe qëllimit që ia ka vënë vetes.

Ndërkohë, ‘Four Sesons’ ka arritur të marrë pëlqime edhe në tregun e huaj, madje të bëhet pjesë e disa prej top listave të njohura.

‘VEVO’, kompania më e madhe botërore e menaxhimit të videove në YouTube, ka klasifikuar si të 25-tën këngën ‘Four Sesons’ të këngëtares Zeqiri në top listën ‘Hot this week (Më të ‘nxehtat’ e javës)’.

Me të parë këtë gjë Dafina nuk hezitoi të shpreh gëzimin përmes rrjeteve sociale. Ajo publikoi disa fotografi në Instagram Story, përmes së cilave kërkonte mbështetje të vazhdueshme dhe abonimin e fansave në kanalin zyrtar në YouTube.

Mbetet të shihet se si do të jetë vazhdimësia e këngës ‘Four Sesons’, starti i të cilës duket vërtet i mirë.

COMMENTS