Kjo është risia e Snapchat-it (Foto)

Rrjeti social Snapchat ka publikuar një lojë të re ku mund të luash me fytyrën tënde. Lojën ia ka bashkangjitur efekteve me motivet e reja të festave për Krishtlindje.

Loja quhet Santa’s Helper, vendos fytyrën tënde në trupin e një elfi dhe rëshqisni në poshtë një shpati mali me borë, duke mbledhur dhurata dhe ornamente, dhe përpiqeni t’i shpëtoni lepurushave që duan t’iu godasin. Pjesa më e bukur e lojës është se mund të kontrollosh elfin duke kthyer kokën majtas e djathtas.

Por, çfarë do të thotë kjo lojë për Snapchat dhe a po hyn seriozisht aplikacioni në fushën e lojërave?

TechChrunch thotë se Santa’s Helper është ‘publikimi i një loje të re’, që pretendohet të bëhet një Pokemon Go.

Kjo nuk është hera e parë që Snapchat eksperimenton me pak interaktivitet. Më herët këtë muaj një lente tranformonte fytyrën në një gjëegjëzë.

COMMENTS