Njësiti i hetimeve pas një pune operativo-hetimore me urdhëresë të lëshuar nga gjykata ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit i nacionalitetit shqiptar V
Njësiti i hetimeve pas një pune operativo-hetimore me urdhëresë të lëshuar nga gjykata ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit i nacionalitetit shqiptar V.E. (1983) në fshatin Bibaj të Ferizajt, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e falsifikimit të parasë.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar monedha 32×20€, 5×10€ dhe 1×5€, një llap top me ngjyrë, mjete të nevojshme për prerje, skalper, brisk, gërshërë, izolator, letër foli, një vulë për vendosjen e datës, një shirit foli, një maskë plastike, përcjellë zico.tv
I dyshuari është arrestuar dhe gjatë intervistimit ka pranuar se në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati, ka vënë në qarkullim paratë të cilat i ka prodhuar vetë dhe se ka mashtruar 6 viktima për të cilët janë iniciuar raste.
COMMENTS