Kjo është ditëlindja e Google

Kanë kaluar 18 vite qëkur ditëlindja e gjigantit të kërkimit 'Google' festohet zyrtarisht më 27 Shtator. Në verën e vitit 1995, themeluesit e Googl

Kanë kaluar 18 vite qëkur ditëlindja e gjigantit të kërkimit ‘Google’ festohet zyrtarisht më 27 Shtator.

Në verën e vitit 1995, themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin u takuan për herë të parë në Standrod.

Larry Page ishte student i vitit të parë në Standford, ndërsa Sergey Brin një vit më i madh. Brin dhe Page nuk u bënë menjëherë miq. Të dy mendonin për ‘tjetrin’ se ishte i padurueshëm. Më vonë ata filluan një projekt të përbashkët për ndërtimin e një platforme kërkimi.

Në Janar të 1996, themeluesit e Google filluan të punonin mbi një platformë tjetër kërkimi që e quajtën BackRub. Larry Page e filloi projektin në mbrojtje të temës së tij të doktoraturës. Ideja ishte e ngjashme me atë që përdor Google sot, ku kërkimi për një fjalë do të shfaqte rezultatet (atëherë informacione akademike), që kishin lidhje me të.

Larry Page punoi mbi platformën e tij të kërkimit BackRub për ta bërë atë një mjet të vërtetë kërkimi në rrjetin e ëorld ëide ëeb. Ajo do të realizonte kërkimin dhe do të shfaqte rezultatet të renditura për nga rëndësia. Platforma u emërua më vonë Google dhe algoritmi i saj u quajt PageRank.

Page dhe Brin e lanë pastaj shkollën dhe provuan linçimin e Google si një startup.

Domeni ëëë.google.com u regjistruar në vitin 1997, por Google u hap zyrtarisht në Shtator të 1998, e cila shënohet edhe si ditëlindja e tij.

COMMENTS