Kjo anketë zbulon nëse serbët do të luftonin për Kosovën ose jo

Shumica e madhe e qytetarëve të Serbisë mendon se nuk do të duhej hyrë në konflikt të armatosur që Kosova të bëhet pjesë përbërëse e Serbisë.

Këtë e ka dëshmuar hulumtimi i Qendrës për politikë të sigurisë së Beogradit.

Se nuk do të hyhej në luftë për shkak të Kosovës mendon 73 për qind e të anketuarve, 17 për qind nuk e dinë, ndërsa 10 për qind mendojnë se duhet hyrë në luftë.

Sipas hulumtimit, as shumica e votuesve të partive djathtiste si SRS e Dveri, nuk do të ishte e gatshme të merrte armët në duar për Kosovën , përcjell gazeta ‘Blic’ e Beogradit.

Më luftarakët janë të rinjtë të moshës nga 18 – 29 , nga të cilët 15 për qind do të hynin në luftë, ka thënë hulumtimi që është bërë nga 26 dhjetori deri më 14 janar.

Kur bëhet fjalë për pjesëtarët e partive, 70,6 për qind e të pyeturve nga SNS mendon se është e arsyeshme që të hyhet në luftë për Kosovën që ajo të mbetej në Serbi, te DS kjo përqindje është 86,5 e këtë qëndrim e ka edhe 70,2 përqindëshi i koalicionit SPS-PUPS-JS.

Për Kosovën nuk do të luftonin 57,5 për qind e të pyeturve nga Dveri, 87 për qind nga LDP, SDS dhe LSV dhe 50 për qind nga radikalët.

COMMENTS