King Kong me një tjetër pjesë të filmit (Video)

Ditëve të fundit është publikuar edhe traileri i filmit të ri të majmunit gjigant King Kong, i cili jeton në ‘Skull Island’ apo në shqip ‘Ishullin e kafkave’.

Pjesa tjetër e filmit për gorillën ‘King Kong’ do të shfaqet në kinema me 10 mars, 2017.

Me protagonistë aktorët Brie Larson e Tom Hiddleston, King Kong është prezantuar në Comic Con, ndërsa pritet të jetë një hit në kinema vitin e ardhshëm, për faktin se gjenerata të reja dhe të vjetra janë fansa të kësaj krijese.

Filmi pritet të jetë një riorganizim i historisë së King Kong, me Tom Hiddleston në një rol, ku shkon në një mision personal në ishullin misterioz, për të gjetur bishën gjigante.

COMMENTS