Kineastët e zëshëm – Shala e tërheq projektligjin për Kinematografi

Kineastët e zëshëm – Shala e tërheq projektligjin për Kinematografi

Kuvendi i mospunës
Si në filma, grabitet autoblinda e një banke për në Aeroportin e Rinasit

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ka tërhequr mbrapshtë Projektligjin për kinematografinë me arsyetimin se mund të bëhet më shumë në këtë projektligj.

‘Konsideroj se mund të bëhet një punë më e mirë në këtë projektligj prandaj unë e tërheq projektligjin për Kinematografinë’, është shprehur shkurt Shala.

Të zëshëm kundër këtij projektligji ishin deklaruar kineastët. Kineastët kishin bërë thirrje që ministri Shala, njëherësh edhe zëvendëskryeministër i Kosovës, të kërkojë tërheqjen e Projektligjit.

Vendimin e ministrit fuqishëm e ka kundërshtuar deputeti Nait Hasani, që kryeson Komisionin parlamentar për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini dhe sport.

Ai me ironi tha se veprimi i ministrit për tërheqjen e këtij projektligji është vendim i guximshëm. Në vazhdim tha se me këtë veprim, ministri legalizon krimin në kulturë.

COMMENTS