Kina ka ndërtuar 17 kopje të monumenteve nëpër botë (Video)

Kina ka ndërtuar 17 kopje të monumenteve nëpër botë (Video)

Rrëfehet për jetëgjatësinë gruaja që ka prekur 3 shekuj
Media italiane: Shqipëria, destinacioni i 2017-ës! (Video)

Pse të endesh nëpër botë për të vizituar vendet më të famshme, kur mund t’i gjesh të gjitha në një lokacion?
Po flasim për Kinën dhe rikrijimet e 17 vendeve më të famshme në botë.

Për më shumë se 11 milionë dollarë, Kina në qytetin Suzhou, rikrijoi Urën e famshme me Kulla të Londrës, bile është dy herë më e madhe se origjinalja.

Në një nga parqet e Provincës Gansu, është rikrijuar në mënyrë perfekte edhe Parthenoni që simbolizon Athinën.

Kulla e Eiffelit dhe një panoramë me motive nga Franca, është rikrijuar nga populli Kinez në Tianducheng.

Një replikë e Urës së Portit të Sidneit e krijuar në Bejing të dërgon tek rikrijimi i Shtëpisë së Peres së Sidneit, për të cilën Australia krenohet shumë si arkitekturë.

Koloseumi i Romës në Makau shërben si një pjesë për koncerte të jashtme ku zë rreth 2000 veta.
Në Jiangyan të Kinës, qëndron me krenari me rreth 10 metra e lartë edhe Arka e famshme e Triumfit parisien.

Në një park të papërfunduar në Chuzhou është rikrijuar me përpikmëri edhe Sfinksi Madhështor egjiptian i Gizës.

Inspiruar nga Kremlini i Moskës, me mure të bardha e kulme ari, në Bejing u rikrijua kompleksi luksoz që kushtoi deri në 3.5 milionë dollarë.

Fshati i stilit italian Florentia ne Wuqing përfshin rreth 200000 metra katror.

Madje me imitimin e fshatit Fiorentina gjendet edhe një replikë e Grand Kanalit të famshëm.

Piramida parisiene ikonike e Luvrit gjendet edhe në Chongqing.

Bejing e ka Shtëpinë e Bardhë të Amerikës në një park bashkë me Memorialin Linkoln, Monumentin Washington dhe US Capitol.

Një kopje e tempullit Kernak të Egjiptit gjendet në një park te braktisur ne Wuhan.

Imitimi i statujave Moai të Easter Island gjendet poashtu në Bejing të Kinës.
Replika e arkitekturës barokene franceze nga shekulli i 17-të Chateau Maisons Laffitte ne Kinë shfrytëzohet si hotel luksoz, përcjellë zico.tv

Për 940 milionë dollar, komuniteti i Huizhou ka rikrijuar dizajnin dhe kulturën e fshatit të vjetër austriak Hallstatt.

Kopja e Kullës së famshme italiane të Pisës gjendet në Shanghai.

COMMENTS