Kimete Berisha: Turp gjakovarçe!

Kimete Berisha: Turp gjakovarçe!

Pavarësia e Kosovës nga Shqipëria
Ma s’pari, as fizionomia nuk të duket më si e shqiptarit!

Presidenti Hashim Thaçi s’duhet me asnjë kusht të lejojë që mbetjet komuniste të Gjakovës, t’i ndërtojnë bust vrasësit të Heroit të Kosovës-Shaban Polluzha, dhe komunistit kriminel që ishte në dijeni për masakrën e Tivarit, por nuk bëri asgjë për të parandaluar vrasjet masive të 5000 të rinjëve shqiptarë, të cilët e përgjakën detin.

Kosova nuk është e komunistëve dhe e Mimoza Kusarit, të cilën e ka çmendur ambicia dhe babëzia.

Valorizimin e vlerave kombëtare nuk mund ta bëjnë parcialisht, grupe të interesit dhe parti politike e individë.

Kush është Hero e kush tradhëtar nuk mund të vendosin mahallat e sheherlive dhe nëpunësit e komunës së Gjakovës me barby komunistën në krye.

Ne duhet t’i dēnojmë krimet e komunizmit, si krejt bota demokratike!

E Mimoza Kusari, do të duhej të ndërtonte një memorial për viktimat gjakovare të Fadil Hoxhës në masakrën e Tivarit, të cilët as s’kanë varr, as shenjë, as emër, as gurë në historinë dhe në tokën tonë.

COMMENTS