Kimete Berisha: Bravo Refiqe Tërrnava (Foto)

Kimete Berisha: Bravo Refiqe Tërrnava (Foto)

Servil me të huajin, kapadai me kosovarin
Tjetërsimi i shtetit per interesa personale

Paske shije për vetura, më shumë se Paul Walker.

Pse mos me pas Refiqja veturë luksoze, s’po kuptoj!

Çfarë vlere paska vetura shkarant?

A e përcakton varfëria nivelin e moralit të dikujt, apo rriskun e fatin që ia ka caktuar Zoti!
Ti s’mund të kesh veturë të shtrenjtë, nëse nuk ta ka shkruar Zoti ta kesh!

Luksin, po, e gjykon feja, por pa qenë vetura e bukur dhe e re, as s’mund të bëhet një ditë e vjetër dhe e shëmtuar.

Ama, ti nuk mund të çohesh kundër rriskut tënd e ta refuzosh pasurinë që ta ka dhënë Zoti ta gëzosh n’këtë jetë.

Unë e pashë në shitje një Nissan Micra në Cannes, dhe u dashurova në të në shikim të parë.
Sa për që do t’ma prishte moralin, do të kthehesha në Kosovë bashkë me të.

Por, qe, u shkru ‘me ru moralin’ dhe kur u ktheva nga Kana, puna e parë shkova e mora veturën time të vjetër te mjeshtri që i ka bë polir (dhe Kikës i lumshin duart se po më duket si i Ri, pa qenë hiç’).

Njerëzit që kanë vetura të bukura, asgjë nuk na prishin punë.
Varfëria na i vranë sytë.

Veç grahi ti Refiqe, mbasi ta ka dhënë Zoti!

Plus, diplomate, ti po silleshe thuajse po lyp vota nga amerikanët, se kaherë s’po shkruajshe shqip ti, as arabisht, vetëm anglisht!

Veç vazhdo.
Hallall të qoftë.

COMMENTS