Kimete Berisha: Albin Kurti duhet të heq dorë nga pozita e kryeredaktorit të Pampressit!

Alepo është një tragjedi, por jo ‘si’ Srebrenica
Vazhdojmë ndryshe… (Video)

Albin Kurti duhet të heq dorë nga pozita e kryeredaktorit të Pampressit, para se të bëhet Kryeministër i Kosovës!

As s’i them turp, as krim, as bizaritet, as abnormalitet, as imoralitet, as katastrofë, nuk gjej fjalë të përshkruaj postimin e Pampressit për Zonjën e madhe shqiptare, gruan fisnike, Fana Rugova.

Ju lutem, hyni e lexoni çfarë shkruajnë gazetarët e Albin Kurtit për atë grua, në emër të ‘humorit’, dhe shihni aty që ka mbaru ky popull, i ka kapërcy kufijt e ushkurit dhe kufijtë e mendjes, s’ka lënë kufi njerëzor pa kapërcy.

Kur të ktheheni nga Pampressi, bëhuni burra dhe tregomëni, vëllezët, a ja kish mbajt prapanica Albin Kurtit me përqesh në mënyrën më bizare të mundshme nanën e Ramush Haradinajt, kështu siç e ka përqesh nanën e Teuta Rugovës!

Çka kanë shqiptarët që kur duan t’u hakmerren burrave, i prekun në gra!

Çka është problemi i Albin Kurtit që krejt luftën politike kundër rivalëve e bën TINËZ nëpërmjet humorit bizar, humorit të errët, amoral dhe abnormal, kurrë pa e nxjerr ‘atë sendin’ (penisin) nga goja.

Humor hudumësh!

Pasardhësit e shërbëtorēve të Millosheviçit po dinë më mirë se fëmijët e dëshmorëve shqiptarë m’i mbrojt baballarët e tyre nga Drejtësia, me t’kopë zemra nga inati, dhe ka ardh puna deri këtu, sa emrat e tyre, pas Nait Hasanit, as s’guxon kush m’i përmend se t’i nxjerrin sytë.

Heej, s’guxojmë as me konstatu që baballarët e tyre na e kanë shkatërru jetën, dhe tash këta bijtë e tyre po i çojnë amanetet e baballarëve në vend!

Po as çetnikët e Sheshelit nuk flasin më kundër Ramush Haradinajt, sesa shqiptarët.

Është normale me parapëlqy një kryeministër tjetër, po ama s’është normale me mohu sakrificën e tij dhe të familjes së tij për lirinë e Kosovës.

Lufta e tij na mundësoi neve sot që të flasim kundër tij.

Serbët i krijojnë heronjtë prej baltës dhe hiçit, e ne i mohojmë me rrënjë. Ne s’jemi normal. Definitivisht, s’ia pranon shqiptari-shqiptarit punën e suksesin, përveç nëse e sheh xhenaze.

Dur, Albin Kurti. S’mund të jesh ti më patriot se Ramush Haradinaj.

S’mund të jetë Teuta më ‘dikushi’ se Ramush Haradinaj, që m’u çudit pse ia jep votën ajo.

S’është humane, ta sulmoni në mënyrë të organizuar Teuta Rugovën, veç pse kujtoni se mundeni, se s’ka kush e mbron.

Ka kush e mbron Teutën, duke u nisur prej meje që s’kam gjë në dorë, përveç këtij lapsi virtual të cilin jam në gjendje me ta ‘shpu’ zemrën me të, nëse kërcet ‘lufta’!

Teuta Rugova, ti motra ime, bëj si ta thotë ty zemra.

Sepse, ti je Një, dhe askush tjetër s’është si ty. Është hera e dytë që po të këshilloj të mos mërzitesh se je e re, ti kujton se këta janë dikushi, i merr seriozisht.

Këta që të shajnë ty, janë bash kurrkushi hiç.

Bëj si ta do zemra ty, se ‘kur ti i mbyll sytë, asgjë më nuk ekziston’. Personalitetin tënd do ta krijosh duke guxuar të jesh e bija e Ibrahim Rugovës, e jo duke iu përshtatur të tjerëve.

Hiç as mos i dëgjo, injoroji, se ata që të këshillojnë ty s’dinë për veti. Dhe, ti i ke pa vet kur vjen puna te interesi i tyre çka janë në gjendje të bëjnë ata.

Si femër shqiptare që je, gjithmonë do të jesh e sharë dhe e keqe, prandaj vepro me kokën tënde, me zemrën tënde.

Të gjithë ata që të shajnë ty sot për votën pro Ramushit, do të të lavdojnë nesër për votën kundër Ramushit.

S’kanë mbamendje shqiptarët. Qysh ka thënë ai ‘gjermani’ , te shqiptarët si heronjtë, si tradhtarët janë të barabartë, se shqiptarët nuk dinë, as nuk duan, dhe thjesht përtojnë ta bëjnë dallimin.

Popull pa mbamendje historike.

P.S. Është koha ta nxjerrësh ‘atë sendin’ nga goja Pampress. Se po të dalin gushat dhe helikobakteria ka me të mbet në fyt, se në barkun e madh helikobakterien e ke se e ke.

Dhe është koha, të bindesh se vetëm ata që kanë krizë idesh, flasin si ‘Perica’ për seks. ‘Shtosat’ i merrni nga humori bizar serb, me k. e me p., humor që e lexojnë vetëm opančičët e katundeve të thella të Serbisë.

Kaq ‘huduma’ edhe në kry jeni sa as helmin s’mund ta ‘krijoni’ vet, po detyroheni me bë plagjiat, me vjedh helmin nga Serbia për me luftu me nanat e vuajtura shqiptare dhe me burrat e tyre të vdekur.

Më së miri është juve me ju zbulu ‘kush po ju shtin’ dhe kush po ju jep pare!

COMMENTS