Kim Kardashian kërcënohet me armë në Paris

Kim Kardashian kërcënohet me armë në Paris

Gili ‘provokon’ Shkurtën dhe Shyhreten (Foto)
Policia arreston reperin Chris Brown (Video)

Persona me maska kanë kërcënuar me armë yllin televiziv, Kim Kardashian, në dhomën e saj të hotelit në Paris.

‘Ajo është tronditur keq, por nuk është dëmtuar fizikisht’, thotë zëdhënësja e Kimit, përcjellë zico.tv

Këngëtari Kanye West, ka lënë në gjysmë një koncert në Nju Jork, për shkak të incidentit ndaj gruas së tij Kim Kardashian.

Policia në Paris tha se bëhet fjalë për një grabitje, që ka përfshirë Kimin, porse ajo nuk është lënduar.

Sipas burimeve policore, Kardashianit i janë vjedhur stoli me vlerë prej 11 milionë dollarësh.

Mësohet ‘se ishin dy burra të armatosur e të maskuar të veshur si oficerë policie’, që e kishin mbajtur në shenjestër të armës, Kim Kardashianin brenda dhomës së saj të hotelit në Paris.

Hetimet janë duke vazhduar.

Kardashian, 35 vjeçe, ndodhet në Paris për javën e modës.

kim-kardashian-kercenohet-me-arme-ne-paris

COMMENTS