Kim Kardashian i adhuron shqiptarët, pas Marios një tjetër personazh i bie në syn (Foto)

Kim Kardashian i adhuron shqiptarët, pas Marios një tjetër personazh i bie në syn (Foto)

Kim Kardashian me siguri është e dashuruar keq me shqiptarët dhe ky mendim na u krijua pas publikimit të historisë dhe promovimit të vlerave të make-up artistit me origjinë shqiptare Mario Dedanoviç.

Jo vetëm Mario! Kim K mesa duket ka krijuar afeksion edhe pas një shqiptareje të famshme e cila është grimierja e talentuar nga Kosova, Sellma Kasumoviq.

Një nga realizimet e grimieres Sellma është publikuar në faqen e bukurisë së Kimit, KKW Beauty fakt ky qe mesa duket diva Kimi K, pas Marios e ka gjetur edhe një tjetër shqiptare që ja pëlqen sesi i realizon punët!

Momente që të bëjnë krenar! Shqiptarët dinë të shkëlqejnë anembanë botës.

COMMENTS