Kika synon kryeministrinë, shpallë kandidaturën

Kaliforni: Nga zjarret – dhjetë vetë të vdekur
Thaçi: Është e pamundur të formojmë ushtrinë me ndryshime kushtetuese

Kreshnik Husaj i njohur si Kika nga Iniciativa Qytetare Alternativa, ka shpallur sot sot zyrtarisht kandidaturën e tij për kryeministër të vendit.

Kika thotë se është i pakënaqur me udhëheqjen aktuale të vendit dhe kërkon që të ndryshohet gjendja në të gjitha sferat në vend, e me theks të veçantë te rinia.

Edhe pse në shpalljen e kandidaturës të tij ishin prezent vetëm gjashtë përkrahës të tij, Husaj tha se IQA do të formojë degët e saj nëpër vende të ndryshme të vendit dhe se do të do të ketë mbështetjen e rinisë, kryesisht të moshave 18 deri në 30 vjeçare.

Derisa tregoi për synimet e tij, Husaj theksoi se do të bëjë kthesë në politikën vendore. Ai gjithashtu shfaqi pakënaqësinë me kundërshtimin e opozitës, duke potencuar se deputetët nuk janë kafshë, por duhet të jenë qytetarë të civilizuar.

Husaj tha se do të kenë bashkëpunim me të gjitha subjektet politike në vend, derisa shtoi se do të arrijnë që të kalojnë pragun prej 5% që u mundëson të jenë pjesë e Kuvendit, në mënyrë që të arrijnë te posti i synuar, ai i kryeministrit të vendit.

Kikaaaa

Kreshnik Husaj – Kika është i njohur për publikun, nga ‘Big Brother Albania’. Aktualisht, ai drejton edhe emisionin ‘Kika Show’ që transmetohet çdo të enjte në ZICO TV.

COMMENTS