Kifle

Kifle

Gullash me lakër të thartë
Sallatë me mish toni si racion veror

Nëse jeni në kërkim të një recete brumi për kifle të buta e të adhurueshme, kjo mund të jetë zgjidhja e duhur për ju. Ua rekomandojmë!

Përbërësit:

400 ml qumësht i nxehtë
2 vezë
10 gr tharm buke
2.5 gr pluhur pjekurinash
30 gr sheqer
pak kripë
30 ml vaj
20 gr gjalpë
miell
një e verdhë veze

Udhëzimet:

Së pari nxehim qumështin aq sa mund të durojë gishti. Në qumësht hedhim të gjithë përbërësit dhe masën e përziejmë mirë me tel kuzhine.

Këtë masë pastaj e shtojmë tek mielli dhe e formojmë gradualisht një kulaç të butë. E lëmë të pushojë në vend të ngrohtë për 1 orë.

Pastaj brumin e ndajmë në kuleç, të cilët i tëhollojmë dhe i presim lehtas me thikë përbrenda. I mbushim sipas dëshirës (janë shumë të mira edhe të zbrazëta).

Kiflet e përgatitura i lëmë të pushojnë edhe 30 min. Përpara futjes në furrë i lyejmë me një përzierje të të verdhës së vezës dhe vajit. U hedhim edhe fara sezami sipas dëshirës.

Piqen në furrën e parangrohur në 230 gradë, derisa të skuqen mirë.

COMMENTS