Kifle sanduiçi

Kifle sanduiçi

Sallatë e frutave me jogurt
Omëletë e zier në qese plastike (Video)

Përbërësit:

40 gr tharm të freskët buke
600 ml ujë
100 ml vaj
20 gr sheqer
20 gr kripë
1 kg miell

Udhëzimet:

Tharmin e bukës e fermentojmë me ujë të ngrohtë dhe sheqer e pak miell. Pastaj shtojmë gati të gjithë vajin (e lëmë pak vaj për të lyer brumin), shtojmë edhe kripën dhe e përziejmë mirë masën.

Shtojmë miellin gradualisht, ndërkohë që brumin e gatuajmë me duar pa ndërprerë.

Kur të kemi formuar një brumë të butë, e lyejmë me vajin e ndarë anash dhe e mbulojmë me pecetë kuzhine. E lëmë të pushojë për afro një orë.

Brumin e fermentuar e ndajmë në aq toptha sa dëshirojmë të bëjmë sanduiçë.

Sipërfaqen e bëjmë me pak vaj, pastaj vendosim topthin e brumit, e hapim pak me duar e më pas me tëhollues duke formuar një petë elipse. Petën e formuar kështu e mbështjellim në formë rolate dhe e vendosim në tepsinë ku do të piqen.

Kështu veprojmë me secilin topth brumi. Duhet patur kujdes që në mes të secilit sanduiç të lëmë një hapësirë prej dy gishtash.

Secilin sanduiç e lyejmë lehtas me pak vaj dhe i lëmë të pushojnë edhe 15 minuta. Pastaj furrën e lëshojmë në 220 gradë.

Pasi të kenë ardhur edhe një herë, sanduiçët I lyejmë me ujë të vakët e më pas i fusim në furrën e parangrohur dhe I pjekim për rreth 20 minuta, varësisht nga furra.

Pas pjekjes i lyejmë edhe me pak vaj dhe i lëmë të pushojnë nja 10 minuta.

Më pas janë të gatshme për mbushje.

Ju bëfshin mirë.

COMMENTS