Këto janë dhuratat që mori Adelina Ismaili nga motrat, Zanfina dhe Ema (Foto)

Këto janë dhuratat që mori Adelina Ismaili nga motrat, Zanfina dhe Ema (Foto)

Sa ka ndryshuar Leonora Jakupi (Foto)
Kur e surprizon Drake, Rihanna s’ka pse hesht! (Video)

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili muajin e kaluar është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Vali u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Uliks.

Me ardhjen në jetë të Uliksit u gëzuan e gjithë familja, e në veçanti Zanfina dhe Ema të cilat për herë të parë po shijonin ndjenjën e të bërit teze.

Duket se dashuria e madhe për nipin, ka bërë që ato së bashku të blejnë një mal dhuratash për të.

Ka qenë pikërisht Adelina ajo e cila sot (e martë), ndonëse rrallë është aktive në rrjetet sociale, ka publikuar një fotografi të një sërë dhuratash të veçanta, të cilat ia kishin bërë motrat me rastin e lindjes, asaj dhe Uliksit.

Çantë të markës Yves Saint Laurent për Adelinën dhe një kollare p♪7r Valin, janë dhuratat që ka marrë diva nga motrat e saj.

“Kush ka teze, botën ka. E kush ka motra, ka YSL Faleminderit Ema dhe Zani për dhuratat fantastike, ju duam”(sic.), shkruan Diva në Instagram.

Përndryshe, ajo dhe Vali ende e kanë ruajtur privatësinë e më të voglit të tyre, duke mos dashur ta shfaqin identitetin e tij në rrjetet sociale.

COMMENTS