Këtë të diel ndryshon ora. Ja pse ndodh

Me datën 30 tetor do të përfundojë ora verore, ndërsa akrepat e orës duhet të kthehen 60 minuta prapa.

Të dielën pas mesnate, në orën 03:00 akrepat kthehen 1 orë prapa duke ju mundësuar të gjithëve që të flenë 60 minuta më tepër.

Por, e kujt ishte ideja që ora të ndryshohet?

Anglezi, William Willett në vitin 1907 prezantoi idenë e ‘Kohës Verore’, në mënyrë që njerëzit të mos i çojnë kot orët e çmuara të dritës gjatë mëngjeseve verore.

Ai e mendoi këtë ide në mënyrë që t’i nxirrte njerëzit nga shtrati më herët, duke e ndryshuar orën. Ai propozoi se ora duhet të shtyhet për 80 minuta në katër hapa progresiv gjatë muajit prill dhe në të njëjtën mënyrë gjatë muajit shtator.

Willett pastaj kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke u përpjekur për t’i bindur njerëzit se skema e tij ishte e duhura.

COMMENTS